Kurbin, incident në KZAZ, thyhet natën objekti që mban materialet zgjedhore

Në KZAZ-në numër 15 në qytetin e Laçit ka ndodhur një incident. Gjatë natës është gjetur e hapur një dritare e objektit. Konstatimi është bërë mëngjesin e sotëm nga përfaqësuesit e KZAZ të cilët kanë lajmëruar policinë si dhe KQZ.

Policia ka nisur verifkimet nëse ka hyrë ndonje person brenda, ndërsa pritet që të mbërrijnë dhe ekspertë të KQZ për të verifikuar nëse ka patur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Po sipas kryetarit të KZAZ, Kurbin, Islam Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë tek parvazi i saj, ndërkohë që baza meteriale rezulton të jetë e paprekur. Ndërkohë shpërndarja e tyre në qendrat e votimit ende nuk ka nisur.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Nga bashkëpunëtorët e INFOCIP të shpërndarë në terren kanë mbërritur edhe pamjet e para të shkatërrimit që iu ka bërë ambientit në të cilin janë vendosur materialet zgjedhore. Shikohet qartë që agresori i ka thyer dhe prishur monitorët dhe pajisjet që gjenden aty. Policia më herët njoftoi që baza materiale nuk është prekur!

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>