Prokuroria Lezhë mbetet me vetëm një krim zgjedhor për të hetuar

Lezhë 27 Tetor 2021 – Qendra për Çështje të Informimit Publik ka rakorduar me Prokurorinë Lezhë në rrugës opearative të dhënat për krimet zgjedhore të dyshuara të cilat janë duke u hëtuar deri në Tetor 2021.

Prokuroria Lezhë ka konfirmuar se ka vetëm një rast nën hetim për momentin. Kallzimi ka ardhur me transferim nga SPAK per kompetencë lëndore. Çështja në fjal është regjistruar si procedim dhe është nën hetim. Mësohet se kjo dosje hetimore është marrë në ngarkim nga prokuror Francesk Ganaj.

Më herët, Prokuroria Lezhë ka përfunduar hetimet për rastin e shtetasit G.P. i cili deklaroi gjatë fushatës elektorale në kamera se kishte pranuar të merrte para në këmbim të votës. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>