“Shitblerja e votës”, kandidatja për deputete e pohoi “live” 25 ditë para zgjedhjeve!    

Matilda Gjini, kandidate e Lëvizjes për Ndryshim, tronditi me një dekleratë të sajën. E ftuar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ajo, për herë të parë, artikuloi publikisht faktin që qytetarët i kërkonin para për votën. Vajza e re, e ardhur nga jashtë, kishte vendosur të kandidonte në qarkun e Lezhës, në zonnë e Kurbinit. E ftuar në emisionin e datës 31 mars 2021 ajo guxoi të tregonte faktin që disa herë persona të ndryshëm i kishin kërkuar shëprblim monetar nëse ajo dontë të kishte votën e tyre.

Kandidatja për deputete, Matilda Gjini, e parashtroi 25 ditë para zgjedhjeve dukurinë se zgjedhësit kërkonin shpërblim për dhënien e votës. Ajo madje tha se e kërkonin edhe hapur fare! Pyetjes se cili ishite problemi më i madh në zonën ku ajo kandidonte, Gjini iu përgjigj: “Problemi më i madh në zonën time është se njerëzit janë mësuar, nuk e di nëse mund ta them, janë mësuar të kërkojnë lekë për votën! Kjo më ka shokuar! Shkoj të preznatoi programin tim, sepse seriozisht kemi punuar shumë mbi programin e rinisë, kthimit të trurit në Shqipëri, dhe tjetri më thotë; jam vetë i katërti në shtëpi, sa më jep për votë. Pazari është kaq…”   

Shitblerja e votës është një nga problemet e mëdha që bashkeshoqeron procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Kodi penal, në Kreun X parashtron nene konkrete që rregullojnë këtë vepër penale, duke iu referuar korrupsionit aktiv dhe pasiv. Por a do të ketë referime, kallëzime, procedimem, hetime dhe gjykime mbi këto dy nene? Këtë do ta vendosin organet kompetente të drejtësisë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>