Meta serish para mediave. 5 pyetje për Prokurorinë e Elbasanit: E vërteta duhet zbardhur tani !

24 Prill 2021 – Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish këtë të shtunë në një deklaratë urgjente ku i ka drejtuar pesë pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi si dhe prokurorëve të tjerë në këtë qark.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të nderuar qytetarë të Elbasanit, jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj Kreshnik Ajazi.

Këto pyetje është me interes të mbahen shënim dhe nga prokurori i përgjithshëm, SPAK KLP, ILD, ambasadat e vendeve anëtare të vendeve të BE që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri që të na çelen negociatat, nga OSBE, i gjithë trupi diplomatik në Tiranë që është i angazhuar në ruajtjen e integritetit të këtyre zgjedhjeve.

Pesë pyetjet e Presidentit:

1 Zoti prokuror i rrethit të Elbasanit, pse është vonuar adminisatrimi i materialit kallëzues të PD dërguar për kompetencë prej SPAK? Pse Gazment Bardhi është thirrur për tu paraqitur vetëm në datën 30 prill pra 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të nesërme?

2 Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin ne krimit zgjedhor në Elbasan?

3 Pse duhet që Gazment Bardhi të paraqitet në 30 prill dhe jo urgjentisht?

Pse duhet zoti Ajazi si drejtues i prokurorisë Elbasan kjo vonesë kaq e madhe?

4 Pyetja është e drejtpërdrejt për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje vëllai juaj Besion Gëzim Ajazi?

A ndiheni ju në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt?

E nëse po, a keni vlerësuar ndionherë të dorëhiqeni apo të kërkoni trasnferimin nga drejtimi i Prokurorisë në Elbasan?

5 Zotërinj prokuror të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegja që një ditë pas njoftimit tuaj për tu paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill pas zgjedhjeve, ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në Elbasan? Pra ndodhi në 21 prill?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>