Prokuroria Elbasan informon INFOCIP për hetimin e krimeve zgjedhore

14 Tetor 2021 – Qendra për Çështjet e Informimit Pubik, INFOÇIP po ndjek ecurinë e hetimit të krimeve te dyshuara, te cilat janë duke u hetuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe nga SPAK.

INFOÇIP ka komunikuar përmes monitoruesve të vet me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për të disponuar të dhënat më të fundit mbi incidencën e krimeve zgjedhore të dyshuara në Zgjedhjet për Kuvendin, të mbajtuara në datë 25 Prill 2021.

Sipas informacioneve të nisura në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezulton se deri në datë 14 Tetor 2021, janë referuar gjithsej 5 kallzime për krime të dyshuara zgjedhore. Prej ketyre 3 referimeve kane ardhur me transferim nga SPAK.

Në rastin e çështjeve që po ndiqen nga Prokuria e Elbasanit bie ne sy fakt se kallzimet jane aktivizuar vetem nga subjektet politike dhe/ose kandidatet qe kane garuar ne Zgjedhjet e 25 Prillit. Nuk ka kallzime apo referim rasti nga organet apo institucionet shteterore (psh. Policia e Shtetit, KQZ, etj).

Prokuroria e Elbasanit konfirmon gjithashtu se kallzimet e depozituara pranë saj (2 gjithsej) bien respektivisht në parashikimet e nenit 325 dhe 331/a të Kodit Penal, të ndryshuar. Ndërkohë, kallzimet e përcjella nga SPAK pë kompetence kësaj prokurorie bien ne parashikimet e neneve 328, 328/a dhe 331/a.

Prokuroria e Elbasanit ka marrë 1 vendim për pushim çështje (regj.per N.186/a), e cila korrespondon me çështjen e kallzuar mbi parashikimet që përmban neni 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Çështja në fjalë figuron e hapur si procedim mbi bazën e referimit te Policise Gjyqesore, por edhe si kallzim direkt ne prokurori.

Vijojnë hetimet ende per 4 procedime e tjera  per vepra penale te parashikuara nga Kreu X i Kodit Penal.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>