Sarandë/ Kallëzohet koalicioni opozitar për blerje votash në fshatin Pandalejmon

Me 16 prill në policinë gjyqësore të Sarandës është regjistruar një rast i denoncuar nga Partia Socialiste. Kallëzuesi referon një grup personash, i cili i dyshon si shpërndarës parash me qëllim blerjen e votës.

Mes të kallëzuarve janë edhe një grup zyrtarësh të opozitës, thotë kallëzuesi, e për pasojë materialin prokuroria lokale ia ka referuar në SPAK ditën e nesërme; pra me 17 prill.

Burimet e INFOCIP mësuan se kallëzuesi i ka ngritur këto pretendime për personat të dyhsimtë që kanë blerë vota në fshatin Pandalejmon.

Kanë nisur verifikimet dhe priten konkludimet edhe nga ana e SPAK. Sipas burimeve të kallëzuar janë pjestarë të koalicionit opozitar, por pa e specifikuar se cilës parti i përkasin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>