Prokuroria Fier për krimet zgjedhore: Pushimi i procedimeve në vend të hetimit

Fier, 4 Tetor 2021 – INFOCIP është interesuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për ecurinë e hetimeve për krimet zgjedhore të dyshuara të cilat janë kallzuar pranë këtij organi në zgjedhjet e 25 Prillit për Kuvendin e Shqipërisë.

Në pëgjigjen që i është dhene monitoruesve të INFOCIP, Prokuroria e Fierit ka saktësuar permes kominikimit zyrtar se deri në datë 4 Tetor 2021:

Kanë përfunduar hetimet për 10 procedime penale të regjitruara. Dy nga procedimet e regjitruar janë bashkuar në një procedim të vetëm.

Në lidhje me këto procedime, nga ana e prokurorëve janë paraqitur në gjykatë kërkesat për pushimin e procedimit. Nga këto ka përfunduar gjykimi për dy procedime, duke pranuar kërkesat e prokurorëve për pushimin e procedimit dhe janë ende në gjykim kërkesat për 6 procedime.

Dy procedime janë ende në hetim nga organi hetimor. Për to do të ketë një vendim i cili do të bëhet i ditur në një kohë të mëvonshme.

Subjekti zgjedhor Partia Demokratike ka hartuar një numer te madh kallzimesh penale te cilat bien ne juridiksionin tokesor te Qarkut Zgjedhor Fier. INFOCIP ka disponuar me faksimile prej ketij subjekti zgjedhor 78 kallzime penale të formuluara. Qarku zgjedhor Fier përmban 6 bashki dhe konkretisht Fier, Lushnje, Patos, Mallakastër, Divjakë dhe Roskovec. Ky dokumentim është bërë nga INFOCIP dhe të dhënat e monitorimit mund të hapën duke klikuar në këtë databazë.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>