KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës; Është i pastër!

05 Maj 2021/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shqyrtojë rezultatet e depozituara nga Prokuroria e Përgjithshme për kandidatin e Partisë Demokratike, Zef Hila. Në një reagim zyrtar për mediat KQZ saktësoi se “në mbledhjen e sotme u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Zef Kin Hila, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim (PD – AN)”, qarku Shkodër, në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Komisioneri konstatoi se z. Zef Hila nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji dekriminalizimit”.

Emri i Zef Hilës ishte ndër 28 emrat që u listuan për tu verifikuar nga Prokuroria! Për këtë subjekt Prokurorioa e Përgjithshme doli publikisht 5 ditë para zgjedhjeve duke dhënë edhe informacionin e verifikimit të figurës së tij!

Njoftimi i prokurorisë!

“Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>