“Krimi zgjedhor”, Gerti Shella: Ky proces kishte risi; qytetarët mund të denonconin në portal!

1 maj 2021/Gjatë prezantimit të një prej dokumentimeve të para të incidenteve zgjedhore për rastet e evidentuara deri në fundin e muajit prill, dtrejtuesi i INFOCIP ka vënë theksin tek risitë e këtij procesi. Përveç kallëzimeve të shumta të depozituara nga ana e subjekteve politike, këtë vit u hap edhe një portal në të cilin thuhej se qytetarët kishin mundësinë të denonconin për raste të ndërhyrjeve në zgjedhje.

Për drejtorin e INFOCIP, Gerti Shellën kjo është një risi pasi edhe qytetarët kanë patur mundësinë të kryejnë denoncimet e tyre. Në fakt janë shënuar disa raste të kallëzuar penalisht nga ana e vetë shtetasve.

Në prezantimin e të dhënave që rezultojnë të inicuara në formë kallzimi, kërkese për hetim apo referim nga Policia e Shtetit u evidentuan 190 raste, shifër që u publikua për herë të parë konkretisht në këtë konferncë.

Po ashtu u vu theksi edhe në disa fakte mjaft interesante që lidheshin me çasjen e kallzimeve penale të cilat të dokumentuara nga Instituti i INFOCIP dëshmojnë se subjekti politik Partia Demokratike ka edhe numrin më të lartë të kallëzimeve penale. Pas saj vjen LSI ndërsa interesant është fakti që partia në pushtet nuk ka bërë kallëzime penale të shumta. Janë raste sporadike dhe të poapërfillshme!

Shella vuri theksin tek kreu X-të i Kodit Penal dhe 15 nenet e tij. Ai saktësoi se “të gjitha figurat e veprave penale që prekin integritetin e zgjedhjeve parashikojnë dënime me burg. Ndëshkimi minimal është 6 muaj (nenet 236/a, 327/a, etj) kurse ndëshkimi maksimal është 7 vjet heqje lirie (nenet 326, 330, 330/a)”!

Mirëpo në cilësinë e drejtuesit të INFOCIP, Shella bëri me dije për publikun se ky është vetëm një raport paraprak. Në ditët në vijim do të ketë të dhëna të reja, fakte dhe dokumente të tjera që lidhen me dokumentimin e saktë të krimit zgjedhor!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>