“25 Prilli”/Shkodër, rasti i fotografimit të votës ende në hetim!

Prokuroria e Shkodrës ende nuk i ka mbyllur hetimet për rastin e fotografimit të fotës që ndodhi ditën e zgjedhjeve në një qendër votimi në Shkodër.

Sipas të dhënave zyrtare që disponon INFOCIP mësohet se ai rast është ende në proces hetimi ndërkohë që rastet që i kanë kaluar SPAK në të cilët janë paditur një sërë zyrtarësh të lartë në janë pushuar.

Sipas të dhënave të policisë së Shkodrës u bë me dije se një votues u bllokua në Shkodër teksa po fotgrafonte votën.

Rasti që u identifikua nga Policia iu referua prokurorisë për hetime të mëtejshme, hetime që kanë zgjatur për muaj të tërë dhe që ende vazhdojnë.

Në fakt atë ditë u shënuan disa raste në vendin tonë, të gjitha raste që policia i referoi në Prokuroritë e rretheve përkatëse por pëe asnjë prej këtyre rasteve nuk është bërë publik asnjë kalim për gjykim!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>