VIDEO/ Dalin pamjet, ja si numëruesit vendosin kryqin në fletët e votimit

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka denoncuar sot me pamje se si vendosen kryqet në fletët e votimit, duke i bërë të pavlefshme. Rasti është sjellë nga qyteti i Tepelenës, nga Pallati i Kulturës, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

Denoncuesit në reagimin e sotëm treguan se e kanë denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Ndërkohë thkesuan se: “Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur, Kreshnik Merxhani, në KQZ/KAS.

Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë’, thuhet në reagimin e VV-së në Tiranë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>