PD publikon kallëzimi në SPAK per Njesinë 8, Tiranë. Zbardhet rrethanat e faktit

08 maj 2021/Partia Demokratike ka publikuar sot kallëzimin në SPAK për atë që e cilëson skemë kriminale të blerjes së votës tek Njësia 8 në Tiranë. Deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi deklaroi se SPAK nuk hetoi prej 3 javësh por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal në njësinë 8 në Tiranë. Këlliçi përmendi emrat e akuzuar, për të cilat thotë se kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

Sipas PD, SPAK është njoftuar në kallëzim se në mjediset e një lokali, këta persona shpërndanin para cash në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Më poshtë sjellim të plota rrethanat e faktit të këtij kallëzimi depozituar qysh para zgjedhjeve në Prokurorinë e Posaçme. Këto rrethana janë pjesë e materialit prej 9 faqesh të përpiluar nga PD për situatën në të cilën gjendej një zonë zgjedhore në Tiranë.

Kallëzimi penal depozituar në SPAK

Me kallëzues Partinë Demokratike dhe me përfaqësues z. Gazmend Bardhi, u dorëzuar në SPAK kallëzimi penal i veprave penale të:
Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328,
Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b,
Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329
“Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal për shtetasit A.L, E.D, A.D, R.S, M.Sh dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale, po ju parashtrojmë këtë Kallëzim Penal për veprën penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, dispozitat ligjore penale të cënuara, si dhe analizën juridike dhe provat me anë të të cilave vërtetohet konsumimi i veprës penale.

Rrethanat e faktit

Siç jeni në dijeni në 25 prill do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe prej disa kohësh ka filluar organizimi partiak i subjekteve zgjedhore. Në këtë kuadër, të paktën 4 muajt e fundit është vënë re shtim në masë i veprimeve të kundraligjshme nga ana e qeverisë si dhe organizimi i strukturave për blerjen e votës, në funksion të ndikimit tek vullneti i qytetarëve dhe për pasojë ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia Administrative nr. 8 në Tiranë, në atë që njihet si “Lokali….”, është krijuar një strukturë e mirfilltë blerje vote, shantazhi dhe kërcënimi si dhe mbledhje të kartave të ID nga persona të lidhur drejtpërsëdrejti me Partinë Socialiste.

Kjo skemë kriminale blerje vote është e organizuar dhe funksionon nga shtetasit A.L, E.D, A.D, R.S, M.Sh dhe një shtetas i quajtur K., të cilët në ambientet e lokalit të sipërpërmendur dhe jo vetëm, shpërndajnë para cash për qytetarët në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Personat kryesorë të kësaj skeme janë A.L, E.D dhe A.D, të cilët konsiderohen edhe si “thesi i parave” që ju shpërndahen qytetarëve në këmbim të votës.

Burimi i parave është tërësisht i paligjshëm dhe produkt i veprimtarive kriminale. Kjo pasi, shtetasi A. L, si punonjës i administratës publike ndër vite është akuzuar shpesh herë për korrupsion, ndërsa shtetasi E.D, i cili është zotërues i shoqërisë ….shpk me NIPT ….. është përfitues nga ana e Qeverisë jo vetëm i procedurave korruptive të prokurimit por edhe të kontratave të klasifikuara (sekrete), me objekt blerje armatime dhe pajisje për Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Policinë e Burgjeve.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, kjo shoqëri ka përfituar 5 procedura prokurimi korruptive, me vlerë 3 milionë euro, pa garë ose si oferta më e lartë me diferencë mijëra euro me ofertën më të ulët dhe ku vlera e kontratave është sa 98% e vlerës së fondit limit. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, kjo shoqëri ka përfituar 55 transaksione thesari si kontrata të klasifikuara (sekrete), me vlerë 11 milionë euro.

Nga të dhënat zyrtare, shtetasi E.D, i cili në rrjetet sociale e prezanton vetën edhe si “misionar i Partisë Socialiste” ka përfituar 14 milionë euro tendera dhe kontrata sekrete nga ana e Qeverisë dhe tashmë këto para të përfituara në shkelje të ligjit, i përdor në fushatë për blere vote.

Sërisht nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është i verifikuar edhe fakti se shtetasi A. D, nëpërmjet shoqërisë së zotëruar prej tij …. shpk me NIPT…. ka përfituar 12 procedura prokurimi, me vlerë 5.7 milionë euro. Këto tendera janë përfituar kryesisht pa garë ose si oferta më e lartë me diferencë mijëra euro me ofertën më të ulët dhe ku vlera e kontratave është sa 97% e vlerës së fondit limit.

Të gjendur përballë kësaj situate, duke qënë se zbulimi dhe evidentimi i këtyre veprave penale është thelbësor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkojmë që ju të ndërmerni menjëherë masa me veprime konkrete, të shpejta dhe pa asnjë vonesë, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit, duke identifikuar jo vetëm personat e kallëzuar nga ana jonë por edhe të tjerë, të cilët blejnë vota në favor të Partisë Socialiste me burime të paligjshme dhe të paidentifikuara parash”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>