Përplasja fizike tek “1 Maji”, shkak ndalimi i procesit të numërimit! Procedohen 3 vëzhguesit

Një përplasje fizike e dhunshme u shënua tek shkolla “1 Maji” në kryeqytet. Përplasja ndodhi për shkak të ndërprejes së procesit në numërimit. Në atë moment, në qendër ishte edhe kandidatja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri.

Policia që ishte në qendër nuk mundi ta ndalte sherrin. Më pas bëri shoqërimin e personave në komisariat, mes tyre edhe të Pampurit. Pas ngjarjes burimet e policisë treguan se konfrontimi kishte ndodhur mes një vëzhguesi të PS-së dhe një simpatizanti të PD-së!

 

Kandidatja e PD-së, Oriola Pampuri iu tha mediave se: “Kur futën numëruesit tanë në KZAZ gjetën dy persona me mjet identifikimi nga KQZ, të cilët nuk njiheshin as nga PS dhe as nga KQZ. Janë persona të paidentifikuar për të cilët kemi njoftuar policinë për këtë”!

Tre vëzhguesit të VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji” po procedohen penalisht pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në këtë qendër numërimi.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, do të procedohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit: 

J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.  Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>