Kandidati i PD bllokon furgonin në Berat: po ndanin ndihma për vota

19/04/2021 – Drejtuesi i PD-së në qarkun e Beratit, kandidati per depuet Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të opozitës kanë bllokuar një furgon pak metra larg bashkisë.

Alizoti akuzoi socialistët se po shpërndajnë ndihma natën dhe se brenda furgonit ndodhej Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në Berat, të cilën nuk e lejojnë të dalë dhe të largohet pa ardhur një oficer i policisë gjyqësore.

Video e deklaret per ABC news te dhene nga kandidati per deputet ne Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti mund te shkarkohet ne kete link 

Pas ngjarjes se denoncuar me video, ka reaguar edhe Presidenti i Republikes Ilir Meta. Ai e ka cilesuar një krim zgjedhor incidentin e shënuar në Berat. Presidenti Meta ka kërkuar hetim urgjent ndërsa ka apeluar SPAK , Prokurorinë, Policinë dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>