Prokuroria Përmet përditëson mbi krimet zgjedhore: i kaluam tek SPAK dy kallzime

Përmet, 14 Nentor 2021 -Prokuroria Përmet ka konfirmuar për INFOÇIP se gjatë periudhës zgjedhore në Zgjedhjet për Kuvendin, mbajtr në 25 Prill 2021, ka patur gjithsej dy kallzime të aktivizara nga subjektet zgjedhore.

Konkretisht, pranë saj janë depozituar dy kallezime nga PD per kryetaret e Bashkive Përmet e Këlcyre, bazuar në parashikimet që përmban neni 248 i K.P. per shpërdorim e detyrës. Pavarësisht se rrethanat të cilat referohen në kallzimet përkatëse janë me sfond zgjedhor, ato gjithsesi nuk bien në parashikimet e Kreut X të Kodit Penal të ndryshuar, ku renditen krimet zgjedhore.

Nga informacionet mbledhura në rrugë operative përmes monitoruesve të INFOÇIP, mësohet se të dyja kallzimet i kanë kaluar për kompetencë SPAK. Nuk konfirmohet kalim i çështjeve me transferim nga SPAK drejt Prokurorisë Përmet nga ana tjetër, sa i takon krimeve të dyshuara zgjedhore të ndodhura në juridiksionin tokësor të Prokurorisë Përmet.

Të dhënat e siguruara për këtë faqe  mblidhen në kuadër të nismës që po implementohet nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP me titull “Promovimi i Integritetit Zgjedhor në Shqipëri”. Aktualisht  INFOÇIP ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>