INFOCIP orienton VV: Kallëzoni në Prokurori për videot e manipulimit të numërimit! (Video)

Në debatin për procesin zgjedhor, ankesat dhe denoncimet që po bëhen nga kandidatët e Vetvendosjes, bie në sy fakti që këta kandidatë nuk i çojnë në prokurori pretendimet e veta. Është INFOCIP që bën orientimin e duhur për të gjithë kandidatët apo edhe qytetarët që kanë në duar fakte dhe prova që lidhen me shkeljet në procesin zgjedhor.

Drejtuesi i këtij instituti, Gerti Shella, i kërkon Bojken Abazit të VV, i cili posedon disa video që dëshmojnë ndërhyrjen në manipulimin e numërimit të bëjë kallëzim në prokurori. Faktet dhe orientimet u bënë publike në emisionin “Ilva now” ndërkohë që përfaqësuesi politik i VV, i cili kandidoi i pavarur në Tiranë, tregoi se nuk ka mundur të bëjë kallëzim për shkak se i mungojnë mekanizmat përfaqësues.

Ai tregoi se ka qindra orë filmime të marra nga KQZ me anë të të cilave është verifikuar ndërhyrja në fletët e votimit nga vetë numëruesit. Drejtuesi i INFOCIP, me të drejtë i kërkoi që të gjitha pretendimet të depozitohen në organin e akuzës pasi janë vetëm ata autoriteti hetimor i 15 veprave penale që parashikon kreu X i Kodit Penal.

Rrahja e ideve të manipulimit të zgjedhjeve dhe orientimi drejt strukturës hetimore që është thënë se është në dispozicionin e hetimit të krimeve zgjedhore, përbën një fakt të domosdoshëm të zgjidhjes së pretendimeve të palëve me anë procesi ligjor.

Sa është e mundur? Kjo tashmë është e gjitha në duart e SPAK dhe të prokurorisë në të cilat janë dhe depozitohen kallëzimet. E ndërsa përfaqësuesi i Vetvendosjes këkroi ndiohmën e kujtdo që i afrohet për të realizuar një kallëzim penal në prokuroria, videoja me fakte e prova është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ende asnjë instancë nuk është kujtuar që ta dërgojë për hetim këtë çështje!

Abazi dhe dy bashkëkandiduesit e tij kanë premtuar se posedojnë edhe materiale të tjera që vërtetojnë abuzimet me votat e PD-së por që deri më tani nuk ka asnjë kallëzim për këtë fakt në Prokurori apo në SPAK!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>