PD kallzon në SPAK 48 shtetas në Qarkun e Elbasanit. Pretendohet për krime zgjedhore

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Z. Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD ka depozituar kallzim prane SPAK lidhur me date 7 Prill 2021.  Veprat penale te pretenduara per te cilat kerkohet hetim kane ndodhur ne Qarkun e Elbasanit.

Kallëzim penal nadresohet ndaj 43 shtetasve. Veprat penale për te cilat ata akuzohen janë “Grup i Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a, Neni 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Neni 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, Neni 331/a “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, Neni 332/a “Shpërdorimi i autoritetit policor” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të Kodit Penal.

Baza Ligjore e referuar per kete kallzim jane nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 328, 328/a, 328/b, 329 dhe 331/a të Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Sipas kallzuesit (subjekti zgjedhor Partia Demokratike), në qarkun e Elbasanit, nga ana e kandidatëve të Partisë Socialiste është ngritur një infrastrukturë kriminale që cënon standardet e zgjedhjeve. Konkretisht, nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike është vërejtur një rritje e aktivitetit kriminal në Qarkun e Elbasanit, i cili konsiston kryesisht ne kërcënimin e strukturave të Partisë Demokratike nga eksponentë të krimit të organizuar, blerjen e votova kundrejt shumave të caktuara në vlerë monetare, premtimeve për punësim nga ana e eksponentëve të Partisë Socialiste që operojnë në Qarkun e Elbasanit, kanosjes për largime nga puna, mbledhjen e mjeteve identifikuese si ID apo Pasaporta të qytetarëve.

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>