Prokuria Kavajë zbardh të dhënat për krimet zgjedhore nën hetim

20 Tetor 2021 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP është duke monitoruar situatën hetimore të krimeve të dyshuara zgjedhore në Prokuroritë e vendit. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare dhe te saktësuara  edhe në rrugë operative, deri në datë 20 Tetor 2021 rezulton se në Prokurorinë e Rrethit Kavajë ka patur gjithsej kater kallzime peale me sfond zgjedhor. Njëri prej tyre ka qenë i referuar në nenin 328 të Kodit Penal, i cili përmban parashikime për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërkohë, 4 kallzime të tjera janë referuar në nënin 248 Të kodit penal, qe pëmban parashikime për “shpërdorimin e detyrës”, nga zyrtarë publikë.

Në lidhje me procedimet penale të regjistruara në Prokurorinë pranë rrethit Gjyqësor Kavajë, për krimet zgjedhore, janë ofruar informacionet si më poshtë vijon:

  • Për nenin 328 të Kodit Penal kallëzuar në Prokurori nga një subjekt politik një (1) çështje dhe është regjistruar procedim penal. Aktualisht çështja penale në fjalë është është nën hetim.
  • Për nenin 248 të Kodit Penal është bërë kallëzim në Prokurori nga një subjekt politik, një (1 )çështje dhe është regjistruar procedimi penal.
  • Për Nenin 248 të Kodit Penal kanë ardhur me trasferim 3 çështje. Prej këtyre, një (1) çështje e kallzuar fillimisht SPAK është dërguar në Prokurorinë fier dhe më pas nga Prokuroria Fier është dërguar  me trasferim në Prokurorinë Kavajë për kompetencë territoriale.
  • Dy (2 )çështjet e tjera që bien në parashikimet e nenit 248 të Kodit penal kanë ardhur direkt me trasferim nga SPAK për kompetencë lëndore.
  • Për 3 çështjet/kallzimet e mësipërme, për njërën është vendosur mosfillimi i procedimit penal, kurse për  dy (2) të tjerat janë regjistruar procedime penale dhe janë aktualisht nën hetim.

Prokuroria  e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka sqaruar se më datë 27.09.2021 Gjykata e Rrethit ka shfuqizuar vendimin e mosfillimit të procedimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe është regjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>