Krimet Zgjedhore/Prokuroria e Lushnjës: 11 raste janë në verifikim paraprak!

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë, prokuroritë e rretheve kanë nisur të japin të dhëna mbi situatën në të cilën gjenden paditë e shumta që janë depozituar për dyshime për përfshirje në ‘krimet zgjedhore’.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se prokuroria e Lushnjës, që ka patur edhe numrin më të lartë të kallzimeve në të gjithë vendin, me plot 40 të tilla, 11 prej tyre janë ende duke u verifikuar nëse i përkasin këtij ‘krimi’.

Ndonëse peshën më të madhe në këto kallëzime e ka mbajtur subjekti zgjdhor, Partia Demokratike, duke kallëzuar funskionarë të lartë dhe drejtorë drtejtorish, për 11 raste ende nuk është vërtetuar pozicioni i këtyre padive.

Ndonëse në këtë rreth u shënuan një sërë akuzash dhe kundërakuzash nga ana e forcave politike, mësohet se në fakt prokuroria ka regjistruar vetëm 19 procedime penale, për pasojë 21 raste të tjera, të cilat INFOCIP i ka të dokumentuara si kallzime nuk janë regjistruar fare për nisje procedimi penal siç parashikohet në kreun X të Kodit Penal.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>