Presidenti Meta takim konsultiv me shoqerine civile për Zgjedhjet e 25 Prillit. Krimi Zgjedhor në fokus të veçantë

4 Mars 2021 – Presidenti i Republikes, Ilir Meta thirri në nje takim konsultiv perfaqesuesit e shoqerise civile te cilet punojne ne fushen e monitorimit te zgjedhjeve.  Takimi kishte ne fokus ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise ne 25 Prill 2021. Ai u zhvillua live permes plaftomave te komunikimit online dhe u transmetua ne mediat kombetare.

Takimi i dates 4 Mars 2021 merr vlere te veçantë pasi është i pari në llojin e vet. Praktika e konsultimit me shoqërinë civilë për cështje zgjedhore nuk ka qënë më parë një traditë presidenciale në RSH.

Ftësës për të marrë pjesë në këtë takim iu përgjigjën pozitivisht organizatat që ndërmarrin monitorimi zgjedhore. INFOCIP hapi këtë takim me konsultativ duke sjellë në vëmëndje të kreut të shtetit situatën e krimeve zgjedhore të cilat mbetën të pa-hetuara dhe të pandshkuara në zgjedhjet e kaluara. Drejtori Ekzekutiv i INFOCIP bëri një ekpoze’ të plotë të situatës së monitoruar në zgjedhjet e fundit dhe kërkoi vëmendjen e kreut të shtetit për të apeluar partitë politike që procsi zgjedhor i 25 Prillit 2021 të zhvillohet duke u distancuar ato vetë nga praktikat që cënojnë votën dhe shtrembërojnë vullnetin e votuesit.

Presidenti Ilir Meta mirëpriti të gjitha sugjerimet dhe garantoi se krimet zgjedhore do të monitorohen me rreptësi dhe do të dërgohen para drejtësisë të gjithë ata që do të guxojnë të prekin votën e lirë dhe demokratike. Meta vlerësoi si të domosdoshëm bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe ofroi kontributin direkt të institucionit që ai drejton për adresimin e këtyre situatave më të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

Takimi konsultativ me shoqerine civile u transmetua live ne rrjetet sociale permes faqes zyrtare ne internet te Presidentit te Republikes

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>