Elbasan/Gazment Bardhi konfliktohet me policinë, kundërshton kontrollin e makinës

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi është konfrontuar me policinë e këtij rrethi. Shkak për tensionimin e situatës është bërë aksioni i bluve për kontrollin e disa makinave, përfshi edhe ato që përdoren nga shtabi elektoral i PD-së.

Por Bardhi, raportohet, se ka kundërshtuar, duke penguar policinë të kryejë kontrolle në makina. Bardhi ka lëshuar një sërë akuzash ndaj efektivëve. “Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat”, mësohet se ka thënë Bardhi.

Kujtojmë se ky tensionim i fundit i situatës në Elbasan, vjen vetëm 2 ditë nga konflikti i rëndë me një të vdekur dhe katër të plagosur. Bardhi i përplas me policinë vetëm pak çaste para se sa në Elbasan PD të niste takimin përmbyllës të kësaj fushate elektorale!

Elbasani tashmë është kthyer në qendrën e vëmendjes së të gjithë opinionit publik dhe jo vetëm. Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë të para dy ditëve ku u vra një person dhe u plagosen 4 të tjerë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>