Presidenti i Republikës kërkesë SPAK-ut të hetojë vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale

12 Prill 2021 – Presidenti i Republikes, Ilir Meta, nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar nga SPAK nisjen proaktive të hetimeve mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve Shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste, Kërkesa i është dërguar për dijeni Prokurorisë së Tiranës, Organeve Drejtuese Të Komisionit Qendror Të Zgjedhjeve, OSBE/ODIHR, Misioni i Limituar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Delegacionit të BE, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Britanike.

Shkresa e siguruar nga INFOCIP mban daten 12.04.2021 dhe eshte indeksuar me numer protokolli 1318. Lënda: Kërkohet nisja e hetimeve mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve Shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson në hapje të letrës së tij se, “nisur nga të dhënat e denoncuara publikisht nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe atyre të bëra publike në median sociale, ka rezultuar se strukturat politike të Partisë Socialiste, mbajnë, administrojnë, përdorin dhe përpunojnë një bazë të dhënash në format elektronik, me tregues sensitive individuale dhe konfidenciale të shtetasve me të drejtë vote në Republikën e Shqipërisë. Sipas asaj që është bërë publike, rezulton se ky model formati, që administrohet dhe përpunohet nga Partia Socialiste, ka të dhëna të njëjta me ato që administrohen nga AKSHI, përmes portalit e-Albania.”

Shkarko këtu Shkresën

Sipas praktisës së inicuar nga Presidenti i Republikës, “përdorimi i bazave të të dhënave shtetërore, nga një subjekt politik si Partia Socialiste, e cila është dhe forcë qeverisëse, për qëllime shantazhi, intimidimi, ndërveprimi me zgjedhësit, për të siguruar votën dhe mbështetjen e tyre, si dhe grumbullimi e përpunimi i këtyre të dhënave në mënyrë të paligjshme, përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248, i Kodit Penal) konsumuar nga funksionarët që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri të “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal”.

Presidenti i Republikës, i kërkon SPAK-ut, të nisë menjëherë hetimet, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të administruar dhe sekuestruar jo vetëm provat që faktojnë këtë veprimtari të paligjshme, por edhe për të ruajtur dhe ndaluar abuzimin që kryhet me të dhënat personale të shtetasve.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>