Prokuroria Tiranë, shumë dosje për krime zgjedhore, asnjë i dënuar. Nis pushimi i çështjeve

Tirane 11/11/2021 – Prokuroria Tiranë ka numrin më të madh të dosjeve nën hetim për krime të dyshuara zgjedhore të cilat i janë transferuar nga SPAK për kompetencë lëndore dhe tokësore. Janë plot 14 kallzime penale të depozituara fillimisht në SPAK, të cilat janë transferuar në Prokurorinë Tiranë deri në datë 10 Nëntor 2021. Shumica prej këtyre dosjeve të trasferuara tashmë, bien në parashikimet që pëmban neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Aktualisht në Prokurorinë e Tiranës janë depozituar gjithsej 33 dosje për krime të dyshuara zgjedhore. Nga ky total, 16 janë kallzime të bëra direkt në Prokurori, 3 janë referime të policisë gjyqësore dhe 14 janë transferime nga SPAK.

Hap këtu evidencën e plotë në excel !

Rezulton se 6 procedime penale kanë marrë vendim mosfillimi. Nga tabela që ka hartuar vetë Prokuroria e Tiranës, rezulton se të paktën  1 nga mosfillimet i takon çështjeve të ardhura me transferim nga SPAK (14 gjithsej).

Deri në datë 10 Nëntor 2021, ka një (1) çështje gjithsej të pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit rezulton te kete ardhur me pare me trtansferim nga SPAK, sipas statistikor te raportimit te dhenave. Kallzimi i berë per rastin konkret ka qene i klasifikuar në fushen e veprimit te nenit 326 “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”

Rreth 6 muaj nga mbarimi i periudhës zgjedhore, në Prokurorinë e Tiranës vijon ende të jenë në verifikim paraprak 1 kallzim për vepra penale të dyshuara në fushën e zgjedhjeve.

Vetë Prokuroria Tiranë ka transferuar per kompetencë lëndore 3 çështje. Të paktën një nga këto çështje i është dërguar SPAK pasi bie ne parashikimet e nenit 238/b “Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, për të cilin SPAK ka tashme juridiksionin lëndor.

Është e paqartë se ku mund të jenë trasferuar këto dy çështje, pasi SPAK nuk ka kompetencë hetimi në fushën e zgjedhjeve për nenin 328/a ! Po ashtu, në dokumentacionin që disponon INFOCIP, nuk flitet për trasferim të këtyre dy çështjeve për kompetencë tokësore, por “lëndore”. Nuk përjashtohet gjithsesi mundesia që 2 çështjet qe bien në parashikimin e nenit 238/a të jene transferuar gjithashtu ne SPAK per kompetence lëndore.

Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore është një ndër parashikimet e kodit penal që rezulton të ketë edhe numrin më të madh të kallzimeve, plot 18 raste, si edhe 2 të tjera që janë ende në proces verifikimi.

Pavarësisht nga numri i lartë i rasteve, të dhënat statistikore flasin për vetëm një person të arrestuar në flagrancë si dhe për vetëm një përson nën hetim. Prokuroria Tiranë ka bërë deri tani Evtëm një kërkesë për arrest me burg të personit të dyshuar/nën hetim për vepra penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Nuk ka të dhëna që një kërkesë e tillë të jetë pranuar nga gjykata.

Rreth 6 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Prokuroria Tiranë nuk ka asnjë të akuzuar prej saj që mund të këtë marrë dënim të formës së prerë nga një gjykatë shqiptare. Deri më tani, krimet e dyshuara zgjedhore në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk numërojnë asnjë autor të dënuar nga gjykata  e Rrethi Gjyqësor Tiranë.

 

Hap këtu evidencën e plotë në excel !

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>