“Breaking” – Top News nxjerr pamje filmike. Kandidati i LSI oron para per vota. Reagon Joka: MONTAZH

23 PRILL 2021 – Top News publikoi nje video ku implikohet kandidati për deputet i LSI në Tiranë, Etjon Joka. Sipas Top News, video ekskluzive është publikuar në “Breaking” në Top News ku shihet sesi një kandidat i LSI blen vota. Në video shfaqet kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka duke blerë vota. “Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

HAP VIDEON E PUBLIKUAR  NE LINKUN ORIGJINAL

KANDIDATI PER DEPUTET I LSI KA REAGUAR MENJEHERE PAS PUBLIKIMIT TE VIDEOS. Ai shkruan se gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruan ai.

Më vjen keq që media që unë që fëmijë kam adhuruar, Top Channel, është marrë peng nga banda e inceneratorëve duke u…

Posted by Etion Joka on Friday, April 23, 2021

Nuk ka nje reagim zyrtar nga policia mbi rastin ne fjalë. Nuk ka informacione per nisje hetimesh nga organi i Prokurorisë.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>