Dibër/ U kapën me para për blerje votash, në pranga zyrtari lokal dhe shoku i tij!

Diber, 22 Prill 2021 – Policia e Dibrës njoftoi sot se ka arrestuar dy personat që u kapën dje me një shumë lekësh në Maqellarë. Bëhet fjalë për juristin e bashkisë së Bulqizës, D. XH, dhe shtetasi me inicialet A.C., të cilët akuzohen për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’! Policia në reagimin e saj zyrtar thotë se në makinën e të rinjëve përveç parave u gjenden modelar për të orinetuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Dy të rinjtë u bënë shkak që simpatizantët e Partisë Demokratike të bllokonin rrugën kryesore që lidh Dibrën me Maqellarën. Policia njofton se edhe për dy nga personat që bënë lokalizimin e mjetit ka nisur një procedim penal, në gjendje të lirë, për “Pengim i qarkullimit të mjeteve”!

Noftimi zyrtar i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

  1. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>