Dibër/ Bllokuan makinën e qytetarit, policia procedon penalisht dy persona!

Në fshatin Arras të Dibrës policia ka marrë një njoftim për bllokimin e një mjeti në të cilin dyshohej se kishte para që do të përdoreshin për blerje vote. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ka bërë kontrollin e mjetit dhe ka referuar një procesverbal në të cilin thotë se makina nuk kishte asgjë të paligjshme.

Dy personat që kanë mbajtur aty drejtuesin e mjetit derisa ka ardhur policia janë proceduar për dy akuza. Materialet iu referuan prokurorisë së rrethit, ndërsa policia doli me një njoftim zyrtar!

Njoftimi i Policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

  1. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në  fshatin Arras,  kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë  ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C.,  nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>