Xhelal Mziu thirret ne Prokurori per deklaraten: Nuk kam dashur të shprehem ashtu !

24 Prill 2021 – Xhelal Mziu është pyetur në prokurori në lidhje me deklaratën e bërë para dy ditësh. Siç mëson INFOCIP, Mziu ka deklaruar se ishte moment emocional që kishte të bënte me situatën në Elbasan.

“Nuk kam dashur të shpreh atë gjë. Pas takimit elektoral kam ikur tek ngjarja e Maqellares dhe kur jam kthyer e kam ridëgjuar dekleratën, kam kuptuar gabimin. Kam kërkuar menjëherë ndjesë publike. Ishte moment dobësie që lidhej me ngjarjen e Elbasanit” mësohet të ketë thënë Mziu para prokurorëve.

Ai u vu nën hetim në lidhje me një deklaratë me anë të së cilës kërcënonte këdo që do të blinte vota: “Kam gati grupin, vetëm një telefonatë e të gjithë do ta pasojnë si ai i Elbasanit”! Deklarata u kritikua ashpër nga i gjithë opinioni publik dhe më pas Mziu kërkoi ndjesë publik përmes një videomesazhi!

Nje dite me pare, Policia e Dibrës, shpendau nje njoftim per media sipas te cilit, Xhelal Mziu, kandidat për deputet i PD-së po hetohet në gjendje të lirë për “thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, nga Policia e Dibrës.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës”, njoftoi zyrtarisht Policia, të premten.

Policia kujtoi se “asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit”.

Ajo njoftoi se “do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>