Tentuan të blinin vota, dënohen me burg zyrtarët e Bashkisë Dibër!

01.12.2021/ Për herë të parë Gjykata jep një vendim me dënim konrekt për veprën penale të Krimit Zgjedhor! Bëhet fjalë për çështjen e kallëzuar në Dibër me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit ku dy persona u kapën me para në mjet dhe që u dyshuan se i kishin për të blerë vota për një subjekt politik. Kapja u bë në flagrancë dhe policia nisi menjëherë verifikimin e rastit. Në pranga ranë dy të rinj, të cilët ditën e sotme janë njohur edhe me vendimin e gjykatës.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 18 muaj  burg shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u arrestuan nën dyshimin e korrupsionit në zgjedhjet. Prokuroria ka vërtetuar elementët e veprës penale e për pasojë dy të prangosurit u gjykuan dhe u dënuan. Duke iu zbritur kohën e paraburgimit, masa e vuajtjes së dënimit për secilin do të jetë pikërisht nga 12 muaj burgim.

Dy të dënuarit u kapën jo nga policia por nga disa persona që kishin informacion për lëvizjet e tyre si dhe për vlerat monetare që mbanin në mjet. Ngjarja daton 22 prill 2021, pra 3 ditë para ditës së zgjedhjeve. Asokohe, policia tha se ‘në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, u sekuestrua një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik’!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>