Gjykata Administrative vendos nxjerrjen jashtë juridiksioni të kërkesës së LSI për karantinën e emigrantëve

24 Prill 2021 – Gjykata Administrative vendos nxjerrjen jashte juridiksioni te kerkeses se LSI-se qe kundershtonte vendimin e komitetit te eksperteve per karantinen dy javore per emigrantet nga Greqia e Maqedonia me argumenton se i perket juridiksionit kushtetues.

Vendimi eshte marre në dhome keshillimi.

Dje (23 Prill 2021)  u hedhur shorti në Apelin Administrativ për ankesën e LSI-së në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryesuesi i trupës gjyqësore për të shqyrtuar ankimimin e LSI-së u caktua Ardian Dvorani. Kujtojmë se LSI, dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës më 20 prill një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Rreth 1 javë përpara zgjedhjeve, Komiteti vendosi karantinën 2 javore për shtetasit shqiptarë që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas LSI-së, ky vendim është në kundërshtim me ligjin. Shorti u hodh në Apel, pasi Gjykata Administrative shpalli moskompetencë për ta shqyrtuar si kërkesë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>