Përgjimet për blerje votash, Policia ndalon militantin dhe shpall në kërkim kandidatin e LSI

24 Prill 2021 – Policia e Tiranës ka ndaluar një militant të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edison Babo për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, një ditë pasi në media u publikuan përgjimet ku flitej për blerje votash.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Joka, i cili gjithashtu doli me zë dhe figurë në përgjime.

 

Njoftimi nga policia e Tiranës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit Edison Babo, 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin Etjon Joka, 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit Etjon Joka.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Edison Babo, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

REAGIMI I KANDIDATIT PER DEPUTET

Kandidati i LSI Etjon Joka videon e publikuar e quajti dje (23 prill 2021 ) montazh dhe paralajmëroi se do ta ndjekë në rrugë ligjore çështjen.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, thuhej në reagimin për mediat të Etjon Joka.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>