Shefi i Komisariatit Divjake i kallzuar 4 here rrjesht gjate ketij muaji nga Dega e PD Divjake

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), ka nisur një hetim urgjent ndaj shefit të policisë, Altin Shehu. Ai ka rrahur një aktiviste të Partisë Demokratike vetem sepse ajo po filmonte një aktivitet të PS. Pamjet filmike momentin kur oficeri i lartë i policise sulmon aktivisten e PD Elsa Bita kane bere tashme xhiron e rrjetit.

Shefi i Policise se Divjakes eshte denoncuar disa here ne Prokurorine e Lushnjes. Nga te dhenat e marra ne rruge zyrtare, rezulton se ndaj tij jane depozituar 4 kallzime pararendëse. Akuza e pretenduar eshte perfshirja ne aktivitet elektoral, me konkretisht te subjektit zgjedhor PS. Per bashkine Divjake ne teresi, deri ne date 19 Prill 2021, jane plot 16 kallzime te depozituara per vepra penale te dyshuara qe bien ne parashikimet e Kreut X te Kodit Penal, te ndryshuar.

Neni 332/a i Kodit Penal te Ndryshuar, ndalon Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen
e një partie politike ose kandidati në zgjedhje Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 332/a

(Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së
Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen
e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, nëpërmjet
mosushtrimit të funksionit me paanësi sipas ligjit, pjesëmarrjes në
veprimtari politike të një partie politike ose kandidati në zgjedhje,
me kryerjen e çdo veprimi ose dhënien e urdhrave, këshillave apo
çdo lloji tjetër propagande që favorizon një parti politike ose
kandidat në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim
nga një vit deri në pesë vjet.

Nese nuk ka patur shkelje te nenit 332/a, apo nese nuk ka patur shkelje te heshtjes zgjedhore (nje pretendim qe pritet te verifikohet ne vijim,  atehere veprimi per te marre celularin nga dora e qytetares mbetet i palegjitimuar edhe per faktin se ajo po filmonte dicka qe nuk bie ndesh me parashikimet ligjore ne fuqi. Qyetaret jane te lire te filmojne me mjetin e tyre celular sa kohe qe kjo nuk ndalohet me ligj te veçante.

Ne zgjedhjet per Kuvendin qe mbahen ne 25 Prill, 2021, vendimarresit politike kane rende dakort qe te aktivizojne dhe te mire-pranojne denoncimet e qytetareve te lire. SIpas ndryshimeve me te fundit te Kodit Zgjedhor, çdo qytetar eshte i mirepritur te depozitoje denoncime edhe ne portalin qe KQZ ka vene ne dispozicion per kete qellim.

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>