Xhelal Mziu nën hetim për deklaratën: “Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu, do të ndiqet penalisht. Të dhënat janë bërë publike nga policia e Dibrës. Objekt hetimi do të jetë deklarata e bërë dje në Maqellarë të Dibrës ku pohonte se “çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Mziu akuzohet për veprën penale; “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”. Sipas policisë lokale, demokrati ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë të pranishme  ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Dibrës

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale. “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>