Prokuroria Durrës, mos-fillim për krime zgjedhore. Asnjë procedim në gjykatë

Durrës, 7 Tetor, 2021 – Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Durrës ka pranuar të bëjë publike për INFOCIP situatën e kallzimeve për krime zgjedhore të dyshuara, të cilat janë depozituar pranë këtij organi deri në datën 7 Tetor 2021.

Në total janë depozituar 7 kallzime penale nga institucione shtetërore për vepra penale në fushën e zgjedhjeve. Një (1) prej tyre është depozituar nga subjekt politik kurse 6 janë depozituar nga institucione shtetërore. Pesë prej këtyre kallzimeve janë depozituar nga institucioni i Prsidentit të Republikës.

Ndërkohë, konfirmohen edhe 6 referime nga Policia në këtë prokurori të veprës penale të dyshuar si krim zgjedhor. Prej tyre, 3 janë denoncime nga kandidatë/subjekte, dy janë raste të konstatuara në vendngjarje dhe një denoncim është bërë nga shtetas i thjeshtë.

Nga të dhënat e disponuara nga Prokuroria e Durrësit, nuk rezulton që deri në datën 7 Tetor të jenë transferuar në adresë të saj nga SPAK cështje për kompetencë tokësore apo lëndore.

Prokuroria e Durrësit ka marrë 7 vendime për mos-fillim të procedimit penal. Ky është një numër relativisht i lartë, po të mbahet parasysh totali i rasteve të kallzuara/referuara në këtë prokurori. Nga shqyrtimi i evidencave zyrtare qe i jane vene ne dispozicion INFOCIP, nuk rezulton gjithashtu te kete persona te arrestuar ne flagrance per krime te dyshuara zgjedhore.

Nuk konfirmohet asnjë hetim i përfunduar dhe kalim për gjykim i ndonjë procedimi penal në fushën e zgjedhjeve.

Edhe pse 3 kallzime janë depozituar nga subjektet zgjedhore për vepra penale të dyshuara që bien në parashikimet e nenit 328 “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, nga evidenca i cila i është vënë në dispozicion INFOCIP nuk përcaktohet kalimi i tyre për kompetencë në SPAK.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>