Prokuroria Krujë vihet në lëvizje nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

25 Tetor 2021 – Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP po ndjek nga afër ecurine e hëtimeve për krime të dyshuara zgjedhore në të 21 prokuritë e juridisionit të zakonshme si dhe SPAK.

Në funksion të vlerësimit të efektshmërisë së hetimeve për krime të dyshuara zgjedhore, INFOCIP ka bërë int6eresim përmes monitoruesve dhe gazetarëve profesionistë me të cilët po bashkëpunon për të përditësuar të dhënat me resultat e hetimit deri në muajin Tetor 2021.

Prokuroria Krujë ka konfirmuar se ajo ka nën hetim vetëm një procedim penal, nr 182, i cili është  regjistruar ne prokurorine Kruje me dt 05.05.2021 per vepren penale parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

Procedimi në fjalë ka ardhur me transferim nga SPAK për mos-kompetencë lëndore nga kjo e fundit. SPAK ka kompetencë të hetojë mbi vepra penale që referojnë nenin 328 dhe 328/B.

Çështja në fjalë është kallzuar nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike. Në total, INFOÇIP dokumentoi gjatë periudhës zgjedhore 12 kallzime në SPAK të depozituara për vepra penale të dyshuara në Qarkun Zgjedhor Durrës. Prej tyre janë vetëm 4 qe referojnë në kallzim nenin 329. Dy kallzime janë depozituar respektivisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe nga Edi Paloka. Dy të tjera janë depozituar në formën e sinjalizimit nga ana e stafit të Presidentit të Republikës (hap të plotë databazën e kallzimeve të Qarkut Zgjedhor Durrës).

Burime të besuara informacioni që kanë konsultuar monitoruesit e INFOCIP  kallzimi që ka nën shqyrtim Prokuroria  e Krujës është depozituar nga PD dhe është në ngarkim të shtetasve R.RR dhe Xh.R.

Ne një dalje per mediat në date 6 Maj, subjekti zgjedhor Partia Demokratik, me argumentin se SPAK nuk ka vepruar pas 3 kallëzimeve për blerjen e pretenduar të votave në Qarkun e Durrësit, Partia Demokratike ka publikuar emrat e personave që akuzon si të përfshirë në skemë.

Në deklaratë qe lexoi për mediat, Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të PD u shpreh se në Krujë, Thumanë dhe Fushë-Krujë është aktivizuar fisi Rraja, me në krye Xhelal Rrajën, person me disa precedente penalë dhe vëlla i kandidatit të PS, Rrahman Rraja.

Hap ketu linkun e konferences direkt nga YouTube

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>