FNSH “zbarkon” në Divjakë, Korreshi denoncon “live”: Po shoqërojnë komisonerët pa asnjë të drejtë!

Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi gjatë orëve të para të mëngjesit ka denoncuar Policinë e Shtetit, që sipas tij po shoqërojnë disa nga komisonerët në komisariat pa të drejtë.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në “Facebook” shihen forca të shumta të policisë që shoqërojnë disa komisionerë.

Në video dëgjohet Korreshi, i cili pyet uniformën blu se përse komisonerët e tij po shoqërohen në polici.

Ore zotëri mos më shtyj. Më falni një sekond. Urdhëro FNSH, ka një shef Komisariati këtu. Ore për ca po i shoqëroni, kush është arsyeja? Kjo është makina ime, me thuaj, ku është autorzimi. Cila ështe vepra penale që po na shoqëroni.  Shoqëroni atë b*th q*, ai është për burg. Personi në hetim të japë këtë urdhër,” dëgjohet të thotë Korreshi në video.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>