Kronikë+Analizë / Incidenca e krimeve zgjedhore të dyshuara dhe rezultati zgjedhor

4 Maj 2021 – Raporti i ndërmjetëm per incidencën e krimeve zgjedhore vijon të marrë vëmendje mediatike te shtuar. Top News transmetoi dje nje kronike te thelluar mbi fenomenin qe INFOCIP ka monitoruar në periudhen zgjedhore 1-30 Prill 2021.

Kronika thekson se “gjatë fushatës elektorale, por sidomos ditën e votimeve dhe më pas po flitet gjithmonë e më shumë për krimin zgjedhor. Për rastet konkrete, nuk kanë munguar edhe denoncimet në prokurorinë e posaçme Spak dhe në prokuroritë e rretheve. Sipas një raporti të publikuar nga INFOCIP, deri në fund të prillit rezultojnë në formë kallzimi, kërkesa për hetim apo referim nga Policia e Shtetit 190 raste të cilat lidhen me krimet zgjedhore sipas Kreut X të Kodit Penal. Numrin më të lartë të kallzimeve e ka depozituar Partia Demokratike dhe janë plot 50 kallzime të depozituara në SPAK, ndërsa 73 të tjera të denoncuara apo kallzuara në prokuroritë e rretheve. Në shumicën e kallëzimeve të depozituara nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në SPAK kërkohet nisja e hetimeve për krime të dyshuara zgjedhore. Në bazë të këtyre deponcimeve kërkohet nisja e hetimeve për 48 persona. Por kërkesa e PD e depozituar për personat në fjalë që në 7 prill është përcjellë për hetim në prokurorinë e Elbasanit. Një tjetër kallzim me një numër të madh pesonash për të cilët kërkohet hapja e hetimeve nga SPAK është ai i depozituar nga dega Durrës që 14 Prill 2021, për 44 persona si të përfshirë në vepra penale të dyshuara që parashikohen nga Kreu X i Kodit Penal. SPAK ka regjistruar 33 procedime penale deri në datë 27 Prill 2021. Në SPAK janë depozituar kallëzime apo kërkesa për hetim të cilat implikojnë një numër prej 340 personash. Brenda këtij totali, konstatohet se emri i një personi referohet më shumë se sa njëherë, madje në disa raste edhe mbi 8 herë. Numër të lartë kallëzimesh për krime zgjedhore ka pasur në prokurorinë e Lushnjes ku janë depozituar 17 te tilla, 10 prej të cilave janë dërguar në spak dhe të tjerar janë në fazë verifikimi. Shumica e kallëyimeve referon incidente që janë konsumuar në territorin administrativ të Bashkisë Divjakë. Më pas vjen Prokuroria e fierit ku janë regjistruar 12 kallëzime, për prej tzre është vendosur mosfillimi i procedimit penal, ndërsa 7 kallëzimet e tjera janë duke u shqyrtuar. Ndërkaq edhe Presidenti Ilir Meta ka depozituar 18 “kërkesa për hetim” në SPAK mbi incidente të raportuara tek vetë ai përmes denoncimeve të bra nga qztetarët në faqen yzrtare të presidentit. Ky instrument online denoncimesh u aktivizua nga Presidenti në fillim të fushatës elektorale ku ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha faktet që lidhen me krimet zgjedhore.

Gjetjet e ketij raporti u komnetuan edhe në Studion e emisionit “breaking”, ku per te ofruar me shume argumenta si dhe analiza te thelluyar mbi gjetjet ishin te ftuar drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella si dhe aktivisti i shoqërise civile, Ervin Goci.

Per të ndjekur keto analiza ne audio-video, hap linket e meposhtme:

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>